Transmetuar më 04-09-2013, 09:29

Ariel Kastro, amerikani që mbajti tre vajza peng për një dekadë, është gjetur i vdekur. Rojet e burgut në Ohajo kanë thënë se Kastro u gjet i varur në qelinë e tij mbrëmjen e të martës.

Emri i Kastros bëri bujë në median ndërkombëtare, pasi për 10 vite ai arriti ti shpëtonte policisë, duke mbajtur tre vajza peng.

Pas arrestimit, më 1 gusht ai u dënua me 1 000 vite burg. Ai u shpall fajtor për rrëmbimin, përdhunimin dhe torturimin e Amanda Berry, Gina DeJesus and Michelle Knight.

Në vitin 2002 dhe 2003, kur tre vajzat u rrëmbyen ishin 14, 16 dhe 20-vjeçe.

Në SHBA pati diskutime dhe për dënimin e tij. Kostoja e një viti burg të sigurisë së lartë për të arrinte 25 mijë dollarë në vit, pasi mbahej larg të dënuarve të tjerë.

Kjo është cilësuar një shifër e madhe për një rast të tillë. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit