Transmetuar më 03-09-2013, 20:37

Një fëmijë kinez vetëm 5 vjeç ka hyrë në rekordet Guinnnes, pasi pilotoi i vetëm një avion të lehtë në një park në Pekin.

Vogëlushi i identifikuar si, He Yede, fluturoi gjatë së shtunës për 35 minuta duke përshkuar një distancë prej 31 kilometër, duke i rënë rrotull Beijing Wildlife Park, në rajonin e Daixing, për tu kthyer më tej në aerodromin ku ishte nisur.

Fluturimi entuziazmoi së tepërmi babanë e tij, He Liesheng, i cili është bërë shpesh pjesë e mediave për shkak të nismave të pazakonta, që kanë pasur si protagonist djalin e tij.

Gjithsesi për asnjë moment 5 vjeçari nuk pësoi lëkundje, duke pilotuar më së miri. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit