


Të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, është një gjë që i bën mirë zemrës. Nuk ka rëndësi nëse muzika që dëgjoni është e zhanrit pop, rock, rap, jazz apo klasike. Mjafton vetëm një gjysmë ore muzikë në ditë. Dhe ju do të pësoni një zgjerim të arterieve të gjakut, duke parandaluar kështu edhe infarktet në zemër.
Këshilla vjen nga një studim i paraqitur në Amsterdam (Holandë), në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë (ESC), nga Marina Ilic Deljanin, e Universitetit të Nishit në Serbi.
I kryer në 74 pacientë me sëmundje koronare dhe arterie të paqëndrueshme, studimi ka arritur në përfundimin se dëgjimi i muzikës së preferuar, ndikon në krijimin e një gjendjeje gëzimi dhe euforie në trupin tuaj, e që shoqërohet me një përmirësim të funksionit endotelial. Dhe kjo shkaktohet nga endorfina e lëshuar nga truri, pas kënaqësisë së dëgjimit të muzikës së duhur.
Janë pikërisht këto substanca që shkaktojnë prodhimin e oksidit nitrik, një përbërës thelbësor për ecurinë e mirë të enëve të gjakut.
Në këtë mënyrë, sipas studiueses së lartpërmendur, të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, mund të jetë një teknikë efektive për rehabilitimin e pacientëve me sëmundje arterio-koronare. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





