Transmetuar më 03-09-2013, 18:55

Disa gota verë në javë garantojnë një shëndet më të mirë, duke na mbajtur shumë larg depresionit.

Është ky zbulimi i studiuesve spanjollë të Universitetit të Navarra, në Pamplona, i cili u publikua në gazetën “BMC Medicine”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e një sasie të moderuare alkooli, veçanërisht verr, mund të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e depresionit.

Studimi u zhvillua mbi 5 mijë meshkuj nga mosha 55 deri në 80 vjeç. Vullnetarët të cilët konsumuan nga dy deri në shtatë gota verë në javë, shfaqën shenja të zbehjes së depresionit në masën 32%, në raport me ata persona që nuk kishin pirë verë.

Gjithsesi ky zbulim kundërshton studime të mëparshme, në të cilat thuhet se alkooli shton rrezikun për depresion.

Gjithsesi në konkluzione, Martinez-Gonzalez konstaton se, “një konsumim i moderuar mund të reduktojë shenjat e depresionit, ndërsa ata që abuzojnë me alkoolin, mund të rrezikojnë të preken më shumë”. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit