Transmetuar më 03-09-2013, 14:26

Elisabetta Canalis me fustan të bardhë nuse duket tejet e hijshme në ishullin e Capri.

Fustani i bardhë i nxjerr format e trupit, ndërsa flokët i ka krehur me kujdes.

Nuk bëhet fjalë për elementët e një martese, por për prapaskenat e një shërbimi fotografik, ku Canalis i ka zënë vendin supermodeles Irina Shayk si imazh i një firme të njohur për fustanet e nuses.

Duket se nuk është ende kohë për të thënë “po” nga ana e Elisabetta, ku pas ndarjes së zhurmshme me Goeroge Clooney, jeta e saj sentimentale nuk është stabilizuar ende, me flirte të shumta por asgjë serioze. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit