Transmetuar më 03-09-2013, 11:47

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se radarët e saj kanë kapur  dy raketa balistike, që janë hedhur nga një anije në pjesën qendrore të detit drejt Sirisë.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar një zëdhënës që ka thënë se lëshimi ishte bërë sot në mëngjes dhe se objektet ishin identifikuar nga sistemi i alarmit të hershëm në Armavir, në pjesën jugore të Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, për këtë zhvillim, tashmë i ka raportuar presidentit Vladimir Putin. Nuk ka detaje të tjera lidhur me raportimet për lëshimin e raketave. Mediat ruse nënkuptojnë se raketat mund të kanë pasur si objekt bazat ushtarake në Siri, por lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim tjetër.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur luftanije në Mesdhe, në kuadër të përgatitjeve për aksion të mundshëm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Siri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit