

Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë të dy të moshuarave.
Në pranga kanë rënë Agludo Lefter Fistaj 24 vjeç, Arbër Esat Fistaj, 20 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Orikum dhe Bledar Yrjet Çunaj, 24 vjeç, banues në Orikum.
Tre të rinjtë dyshohet se kanë grabitur banesën e dy të moshuarve Lace Hibroj 80 vjeç dhe Selvie Hibroj 77 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 31 gusht në fshatin Fushë Dukat të Vlorës.
Tre të rinjtë kanë hyrë në banesën e dy të moshuarve dhe pasi kanë goditur 80-vjeçarin, kanë marrë paratë që gjendeshin në shtëpi.
Sipas çiftit të të moshuarve, grabitësit kanë marrë shumën prej 60 mijë lekësh. Kjo nuk është ngjarja e parë që ndodh ndaj çiftit të moshuar. Edhe më parë në banesën e tyre ka ndodhur vjedhje.
Pas arrestimit të tre të rinjve, policia po heton dhe për përfshirjen e tyre në disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Orikumit dhe Fushë Dukat. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





