
Të dhënat po ngarkohen...

Danimarkë, 3 shtator 2013, NOA – Festivali i muzikës evropiane “Eurovision 2014” do të mbahet në Kopenhagen të Danimarkës, në sallën e koncerteve "B&Ë Hallerne". Lajmi i bë i ditur nga Zyra e Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU).
Kryeqyteti danez ka pritur konkurruesit në vitin 1964 dhe 2001. Në vitin 2005 qyteti organizoi një shfaqje kushtuar 50-vjetorit të "Eurovision".
Finalja e konkursit do të mbahet më 10 maj të vitit 2014, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 6 dhe 8 maj. Slogani i "Eurovision" në Danimarkë tingëllon kështu: "Bashkohu me ne" (Join Us".
Ndërsa në vitin 2013 Eurovision u zhvillua në Suedi.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
