Transmetuar më 03-09-2013, 09:50

Durrës, 3 shtator 2013, NOA-Një qytetar nga Mali i Zi është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, në një lokal në afërsi të Urës së Dajlanit.

I plagosuri është identifikuar si Millan Kllikoç, 35 vjeç. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Mësohet se pas ndihmës së parë mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal. Policia ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kllikoç kishte ardhur në Durrës ditën e djeshme së bashku me një mikun e tij.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit