

Piacenza, (Itali) 3 shtator 2013, NOA – Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët dyshohen si autor të vrasjes së një 40 vjeçari nga Shqipëria. Ngjarja ndodhi dje në qytetin Piacenza brenda në një lokal. Viktima është Sadik Hajderasi, 40 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur miku i tij, 35 vjecari Artur Kalaja.
Policia a bërë të ditur vetëm shtetësinë e autorëve, duke mos dhënë detaje për emrat dhe motivet e krimit. Sipas policisë, autorët kanë qenë me një automjet dhe kanë qëlluar mbi viktimën që ndodhej i ulur në pjesën e jashtme të lokalit. Viktima ka tentuar të largohet nga vendi pasi kishte marrë një plumb, por autorët kanë qëlluar sërish më armë duke e lënë të vdekur.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





