

Suita nr 216, në katin e dytë të hotelit “Colosseo” në Shkodër. Kjo është dhoma luksoze ku kalon këtë natë të së hënës duke u gdhirë e marta, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama.
E njëjta suitë ku kishte pushuar pak muaj më parë, kryeministri aktual, Sali Berisha.
Rastësi, apo zgjedhje për të ofruar dhomat më të mira liderëve të politikës.
Ajo që dihet me siguri është se nata e dy ditëve mbledhje me qeverinë e re, e z.Rama, po kalon pikërisht në suitën 216.
E njëjta ku në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, kryeministri Sali Berisha qëndroi gjatë kohës kur po organizonte mitingjet e tij në qarkun e Shkodrës dhe bashkëbisedimit me gazetarët e qytetit të Shkodrës.
Në të njëjtin hotel luksoz në Shkodër po zhvillohet mbledhja e dytë e qeverisë së re, ndërsa në përfundim të saj ministrat dhe z. Rama kalojnë natën në dhomat e tij. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





