
Të dhënat po ngarkohen...

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në rrugën e vjetër të Rinasit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
