



Një spital në provincën e Jiangsu, në veri të Shanghait në Kinë, ofron 612 euro për studentët e rinj që dëshirojnë të dhurojnë spermën e tyre, në bankën e rezerave të farës riprodhuese.
Për të qenë dhurues, mjafton që protagonistët të kenë një diplomë të shkollës së mesme ose të lartë.
Ky lajmërim ka korrur shumë sukses, pasi kanë qenë të shumtë meshkujt e interesuar, ndërsa ka nga ata që shprehen se duan të dhurojnë më shumë se një herë në vit.
Lajmërimi u publikua nga Jiangsu People’s Hospital në gazetën “Want Daily”.
Iniciativa nisi për shkak të vështirësisë së spitalit për të gjetur dhurues. Falë kësaj nisme u krijua edhe një fond për dhuruesit, të cilët marrin 612 euro për çdo dhurim.
Por gjithsesi numri i dhurimeve bëhet me kontroll pasi një djalë i ri gjeti vdekjen, pas pesë dhurimeve brenda një kohe të shkurtër.
Kjo ngjarje fatale ndodhi në provincën e Hebei, ku pak muaj më parë studentët u detyruan të dhuronin spermën në disa spitale të zonës. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





