

I admironi personazhet e famshëm për trupin e tyre, por dijeni se edhe ata heqin ca për të mbajtur trupin në formë.
Modelja Kate Moss, kur dëshiron të humbasë kile, apo kur ka marrë disa kg dhe dëshiron ti rrëzojnë, ndjek një dietë të përbërë vetëm me lëngje frutash, çajra dhe salllatë jeshile, alternuar me joga dhe stërvitje.
Aktorja Peneolpe Cruz ndjek një dietë vërtetë të admirueshme, ha pak nga çdo gjë, ndërsa kur dëshiron të bjerë në peshë thotë se, “Më jepni një copë bukë me vaj ulliri, pak kripë dhe jam e lumtur”. Gjithsesi Cruz nuk e ndan as stërvitjen.
Edhe Jennifer Lopez iu nënshtrohet seancave të përditshme të palestrës, por sekreti i saj për një trup perfekt, është një dietë e përbërë nga katër vakte të vogla në ditë, ndërsa tregon se nuk ha karbohidrate pas orës katër të pasdites.
Një mënyrë e veçantë dhe që duhet marrë shembull është dieta e aktores Gwyneth Paltrow, e cila për të ruajtur linjat dhe për të garantuar tretjen e ushqimit përtyp së paku 13 herë çdo kafshatë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





