Transmetuar më 02-09-2013, 18:06

Një djalë i ri ka mbetur i plagosur natën duke gdhirë dita e sotme pasi teksa ecte për në shtëpi i është zënë pritë nga persona të panjohur të cilët e dhunuan në përpjekje për ta plaçkitur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Lumit, tek vendi i quajtur “Lugu”, në periferi të kryeqytetit, kur persona te paidentifikuar kanë qëlluar me grushte dhe me sende të forta dhe kane tentuar të vjedhin 19 vjeçarin Donald D., lindur dhe banues në Tiranë.

I plagosuri u dërgua në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë dhe mjekët thonë se nuk ka rrezik për jetën.

Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Që nga periudha e zgjedhjeve dhe deri në këtë fillim shtatori, konstatohet një numër i shtuar i rasteve të krimit të dhunshëm. Disa njerëz e lidhin këtë situatë të rënduar kriminale me tranzicionin e pushteteve që ende nuk ka përfunduar. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit