Transmetuar më 02-09-2013, 17:57

Plazhi duket se nuk ka qenë në mendimet e Beyonce, e cila është fotografuar në Ibiza gjatë një pushimi me të bijën.

Këngëtarja 31 vjeçare është parë super në formë, duke shfaqur një trup për tu pasur zili, këmbë të tonifikuara mbi taka super të larta, ndërsa në krah mbante të bijën Blue Ivy.

Krahas angazhimeve të saj të shumta, ajo është një femër e kompletuar duke mos lënë asnjëherë jashtë vëmendjes të voglën e saj 19 muajshe, të cilën e mban gjithkund me vete.

Beyonce u ndal në Ibiza menjëherë pas performancës së saj gjatë, 2013 Budweiser Made in America Festival, në Philadelphia, ku shoqërohej nga i shoqi Jay-Z dhe motra e vogël Solange, e cila këndoi gjithashtu. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit