Transmetuar më 02-09-2013, 14:34

Një burrë i moshës 31 vjeçare u dënua në Kolorado me tre vjet burg për spiunimin e disa femrave, i fshehur në disa banjo të lëvizshme.

Shkak për zbulimin e tij ishte një lëvizje e zhurmshme, gjatë kohës që një femër ishte në banjë.

Gruaja e shqetësuar prej zhurmave të çuditshme që vinin pas çisternës së banjës, u afrua, deri kur pa burrin, i cili u largua me vrap i mbuluar me jashtëqitje.

Ngjarja shkruan “Usa Today” datojnë në vitin 2011, kur burri u arrestua, ndërsa gjatë ditës së sotme gjykata dha dënimin në ngarkim të tij.

Luke Chrisco, i prangosur nga policia pas arratisë pranoi në gjykatë se spiunonte femrat për kënaqësi dhe shaka.

Chrisco u dënua me 3 vite burg dhe 10 të tjera liri të mbikëqyrur. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit