Transmetuar më 02-09-2013, 14:09

Piacenza, 2 shtator 2013, NOA.al- I vrarë me gjakftohtësi në mes të një lokali me dy të shtëna pistolete. Një ekzekutim i vërtetë i bërë ndaj një 45 vjeçari shqiptar në Piacenza të Italisë.

Viktima i identifikuar si Sadik Hajderasi, u ekzekutua nga dy persona, të cilët pasi shkrehën armën mbi shqiptarin, u larguan me shpejtësi në bordin e një makine tip Fiat Punto, me ngjyrë gri.

Nga të dhënat paraprake thuhet se makina u ndal para lokalit, ku dy persona zbritën nga makina, njëri rreth 50 vjeç dhe me pak flokë, ndërsa një tjetër më i ri në moshë.

Njëri prej tyre, i cili mbante pistoletën në dorë qëlloi në drejtim të Hajderasit, i cili ndodhej në një tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit.

I plagosur në gjoks, fillimisht shqiptari tentoi të largohej por u qëllua nga një e shtënë tjetër në shpatull, duke ndërruar jetë brenda pak momentesh.

Më pas vrasësi qëlloi edhe një herë të tretë ndaj një personi që ndodhej ulur pranë viktimës, gjithashtu shqiptar, duke e qëlluar lehtësisht në krah.

Vrasësi dhe ndihmësi i tij, pas ekzekutimit u ngjitën në makinën e drejtuar nga një njeri tjetër, duke u arratisur.

Nga hetimet e para të policisë siç raporton Noa.al, thuhet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, e kryer nga vrasës profesionistë, të cilët vepruan pa problem në ambient të hapur. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit