Transmetuar më 02-09-2013, 13:30

“Rruga e zgjidhjes së problemeve në Siri, nuk mund të jetë një ndërhyrje me armë. Dhuna nuk do të zvogëlohej”.

Janë këto fjalët e deklaruara nga monsinjor Mario Toso i dikasterit të Vatikanit për Drejtësinë dhe Paqen.

Rreziku, shpjegon Tosos, është që përplasja të shtrihet edhe në shtetet e tjera.

Sipas tij, në qëndrimin zyrtar të Vatikanit, thuhet se konflikti në Siri përmban të gjithë elementët e mundshëm për të shpërthyer një luftë e tretë botërore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gatishmërinë për ndërhyrje ushtarake në Siri, pasi sipas tyre janë përdorur armë kimike nga regjimi i Bashar al Assad, duke shkaktuar mbi 1300 viktima të pafajshme. /a.y/noa.al/

Presidenti Obama: SHBA, gati për ndërhyrje të kufizuar në Siri

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit