


Kyle Busch preu i pari vijën e finishit në garën e cila u zhvillua në pistën Atlanta Motor Speedway.
Gara nisi me kryesimin e Ricky Stenhouse Jr. i cili kishte siguruar pole positionin e parë të karrierës së tij por shumë shpejt u parakalua nga Juan Pablo Montoya.
Gara u bë më e nxehtë në xhiron e 54, kur Paul Menard u përplas në murin mbrojtës nga Denny Hamlin, ndërsa rreth 100 xhiro më pas, Menard ia riktheu me të njëjtën resto rivalit të tij duke i shkaktuar një goditje të fuqishme.
Paraqitje pozitive edhe për Jimmie Johnson që arriti të riparonte në kohë një dëmtim të pësuar në xhiron e 31-të pas përplasjes me Kasey Kahne.
Fituesi Kyle Busch e pati betejën më të ashpër me Martin Truex Jr., duke zhvilluar disa parakalime të njëpasnjëshme mes njëri-tjetrit, citon Supersport.
Në 20 xhirot e fundit, Busch pati disa probleme për të ruajtur kryesimin pasi në lojë hyri edhe Joey Logano, i cili nuk mundi të priste i pari vijën e finishit. Ky është suksesi i 16-të në karrierë për Busch në garat NASCAR.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





