

Tivar (Mali i Zi) 2 shtator 2013, NOA.al- Shkollimi në gjuhën amtare, ruajtja e gjuhës shqipe dhe e identitetit kombëtar vazhdojnë të përballen me vështirësi në sistemin arsimor në Malin e Zi.
Në këtë republikë të vogël ish jugosllave, ka nisur viti i ri shkollor, por në mjaft zona ku ka numër të madh shqiptarësh nuk ka shkolla në gjuhën shqipe.
Në qytetin e Tivarit nuk ka as edhe një shkollë në gjuhën shqipe edhe përkundër faktit se në këtë qytet jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarësh.
Në një situatë të tillë, nxënësit shqiptarë janë të detyruar që të gjitha nivelet e arsimit t’i ndjekin në gjuhën joamtare.
Në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 qyteti i Tivarit ka 42,048 banorë ku si shqiptarë janë deklaruar 2,515 qytetarë. Pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në Krajë, por një numër i konsiderueshëm i tyre jeton edhe në qytetin e Tivarit. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





