Transmetuar më 02-09-2013, 09:43

Tiranë, 2 shtator 2013, NOA- Zgjedhjet e pjesshme në komunën Rrethina të Shkodrës dhe Dardhas të Korçës kanë nxjerrë fitues kandidatët e koalicionit të majtë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi sot mbylljen e procesit të numërimit dhe shpalljen e rezultatit nga komisionet.

Në komunën Dardhas të qarkut Korçë, kandidati i PD Gentian Pere ka marrë 412 vota ndërsa kandidati i LSI Genci Hamollari ka marrë 1138 vota.  Ndërsa në komunën Rrethina në qarkun Shkodër, kandidati Partisë Socialiste Luan Harusha ka marrë 4411 vota ndërsa kandidati i PD, Ridvan Guri ka marrë 1402 vota.

KQZ bëri të ditur se është në pritje të dokumentacioneve nga komisionet zonale për të bërë shpalljen e rezultatit zyrtar. “Theksojmë se sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse kanë miratuar me vendim tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, duke shpallur dhe kandidatin fitues për secilën komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të ardhjes së dokumentacionit zyrtar dhe kutive të votimit e materialeve zgjedhore nga dy KZAZ-të”,- tha zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit