

Durrës, 2 shtator 2013, NOA- Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Biznesmeni Plaurent Cani, 40-vjeç është qëlluar më armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, rreth orës 07:30. Nga të dhënat e parë rezulton se Cani është qëlluar nga dy persona që lëviznin me një motor.
Cani është qëlluar me dy plumba dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit si rezultat i plagëve që i ndalën organet jetësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, dy persona me motor i janë afruar viktimës dhe kanë qëlluar nga një distancë e afërt dhe menjëherë më pas janë larguar me shpejtësi.
Plaurent Cani ishte një biznesmen ndërtimi në Durrës. Policia po heton për konflikte të mundshme që aludohet të ketë pasur viktima. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





