Transmetuar më 01-09-2013, 19:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe alternime vranësirash do të ketë në të gjithë vendin deri në mesditë kur parashikohet shtim i vranësirave në vend, më të dukshme në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri dhe Qendër. Ndërsa zonat Jugore, do të mbeten me intervale kthjellimesh dhe vranësira më të dendura të cilat do të rrezikojnë zonat malore Jugore nga shira të dobët e afat-shkurtër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të gjithë vendin, në të dy vlerat ekstremale të temperaturave.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 38 km/h nga Perëndimi dhe Veriperëndimi duke gjeneruar në det, dallgëzim 4 – 5 ballë.

Europa

Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi detin Balltik me zhvillim deri në perëndim të Rusinë dhe duke ndikuar një pjesë të Europës Qendrore, do të sjellë në këto rajone dominim të vranësirave dhe shira të dendur. Po ashtu zhvillimi i një qendre ciklonare në Juglindje të Sicilisë do të bëjë që vranësira dhe shira të dominojnë Italinë Jugore dhe Europën Juglindore.

Ishujt Britanikë dhe e gjithë Europa Perëndimore do të dominohen nga kthjellimet. Me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqitet një pjesë e Qendrës së kontinentit Europian. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit