Transmetuar më 01-09-2013, 18:49

Të bësh gjoksin apo mos ta bësh, kjo është çështja. Dhe shumë femra të botës së madhe të shoubizit e kanë provuar.

Por sa u ka ecur?

Edhe pse kanë paguar pa u kursyer, tek shumë prej tyre nuk ka funksionuar. Ca më keq, u ka dalë si mos më keq.

Këto foto që shikoni e tregojnë më së miri se vëzhgimi i mediave amerikane nuk është i pavend.

Vëzhgimi tregon se yje të muzikës, aktrimit, etj., e kanë provuar të bëjnë gjoksin, kryesisht duke e zmadhuar atë, apo për të marrë një formë sa më tunduese, madje disa syresh kanë rrezikuar jetën.

Por në fund, produkti flet vetë…

Alicia Duvall

Ndërhyrja e fundit që bëri modelja e njohur britanike, ishte një katastrofë. Gjinj pa forma dhe aspak provokues apo tundues siç dhe ishte synimi.

Amanda Lepore

Operacioni në gjinj, nuk ishte një rast i suksesshëm për modelen transseksuale amerikane. Protezat janë futur keq në gjoksin e saj duke i dhënë një pamje… pa lidhje.  Dhe pa folur për buzët pastaj…!

Audrina Patridge

Gjoksi i ri i aktores dhe personazhit të njohur televiziv amerikan, të tremb. Gjinjtë kanë përmasa të ndryshme dhe protezat janë vënë keq. Një tjetër dështim i kirurgjisë plastike.

Beyonce

Edhe postar i njohur amerikan është bërë viktimë e mastoplastikës me probleme. Në këtë foto që është shkrepur shtatë vjet më parë dallohet qartë postimi i një prej dy protezave të vëna.

Britney Spears

E njohur si mbretëresha e popit, është dhe ajo kliente e kirurgjisë plastike. Por rezultati qartësisht pozitiv. Përmasat e gjinjve janë të ndryshme.

Christina Aguilera

Popstar-ja e njohur amerikane, i është nënshtruar edhe ajo kirurgjisë plastike, por foto flet për mossuksesin e pritshëm të saj. Gjinj jo simetrikë, me pala në njërin krah dhe fryrje pak tunduese.

Courtney Love

Këngëtarja dhe aktorja ka mbetur tejet e zhgënjyer nga ndërhyrja kirurgjikalo-plastike. Kështu ajo vendosi që t’i heqë protezat e vëna. Rezultati? Lëkurë e rënë dhe gjoks i zbrazët.

Heater Mills

Nuk i rezistoi dot tundimit për kirurgji plastike as ish gruaja e të famshmit Paul McCartney, por me rezultate në pikë të hallit. Gjinjtë u bënë praktikisht të pakontrollueshëm, shkurt kanë marrë për kot!.

Ivanka Trump

Vajza e biznesmenit të famshëm Donald Trump vendosi dhe ajo ta bëjë gjoksin. Por kishte një problem, njëri doli më i madh se tjetri…

Janet Jackson

Familja e saj padyshim që nuk ka pasur mungesa në radhën e klientëve të kirurgjisë plastike. Vëllai i saj i ndjerë, Michael, mbreti i popit, bëri shumë ndërhyrje duke ndryshuar ndjeshëm pamjen e tij. Kurse Janet, duket se nuk ia doli dot kur bëri gjoksin, simetria e tyre, ishte e ndryshme.

Kelly Bensimon

Gjiri i majtë është praktikisht i zbrazët tek modelja amerikane e cila kur doli para kamerave dhe aparatëve fotografikë në tapetin e kuq, shokoi me këto pamje.

Lil’Kim

Gjoks i bërë keq edhe për reperen e njohur dhe aktoren amerikane.

Mariah Carey

Këngëtarja e famshme, aktore dhe producente shtëpie diskografike amerikane, priste të dilte me një dekolte të ndryshme nga e mëparshmja, pasi iu nënshtrua bërjes së gjoksit, por rezultati nuk bindi askënd.

Martina Colombari

Gjoksi i bërë i gruas së ish futbollistit Billy Costacurta lë shumë për të dëshiruar.

Megan Fox

Gjoks i zbrazët edhe për një tjetër divë të Hollywood.

Pamela Anderson

Diva e serialit të famshëm amerikan, Baywatch, pas një serie ndërhyrjesh kirurgjie plastike, shfaqet në publik me një gjoks “të lodhur”, ndryshe nga më parë që mbahej si “on the top”.

Paula Abdul

Një tjetër katastrofë e kirurgjisë plastike. Kryerja e jurisë së reality show të famshëm amerikan, American Idol dhe të spektaklit X Factor USA, u shndërrua në një kavje të antiestetikës dhe dekoltesë për të ardhur keq.

Sharon Stone

Gjoks asimetrik edhe për divën e Hollywood.

Tara Reid

Edhe aktorja dhe producentja e kinemasë amerikane nuk mundet të jetë e lumtur me bërjen e gjoksit. Proteza e majtë, goxha më poshtë se tjetra.

Tori Spelling

Aktorja e njohur si Donna Martin e serialit televiziv Beverly Hills 90210 iu nënshtrua edhe ajo bërjes së gjoksit por siç shihet, hiçgjë për t’u krenuar nuk ka. Vajza e regjisorit të famshëm Aaron Spelling që ka realizuar të njëjtin seria dhe disa të tjerë të njohur, ndoshta ra goxha në peshë, por nuk mund të rrahë gjoksin për ndërhyrjen plastike.

Vivica Fox

Pas bërjes së gjoksit, aktorja amerikane shfaqet para kamerave në tapetin e kuq, me dy proteza që as më shumë dhe as më pak, “fluturojnë” në drejtime të ndryshme.

Alba Parietti

Edhe aktorja dhe opinionistja e njohur televizive italiane, ka mbetur e zhgënjyer nga dekolteja e saj e re.

Christina Hendrix

Një shembull i ekzagjerimit dhe pamjes aspak tunduese të gjinjve të bërë edhe për aktoren e njohur të serialit amerikan, Mad Men.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit