

Disa veprime tonat të gabuara bëjnë që ushqimi të tretet ngadalë dhe të çohet në fryrje barku.
Kapërcimi i mëngjesit– Eliminimi i këtij vakti e dëmton seriozisht shëndetin tonë, pasi është ky vakt që na jep energji për ditën.
Kapërcimi i vakteve– Ngrënia vetëm dy vakte në ditë përkthehet me një distancë prej 16 orësh nga darka deri në vaktin tjetër. Ky kapërcim bën që ushqimi të ngjeshet në barkun tonë, pasi hamë me uri dhe kemi ndjesi fryrje.
Ushqimet e skuqura– Ushqimet të cilat hahen të skuqura kanë vlera të ulëta ushqimore, nuk janë të lehta për tu tretur dhe kanë shumë kalori. Këto yndyra prodhojnë në trup më shumë kolesterol duke ngadalësuar ritmin metabolik.
Alkooli– Alkooli është plot me sheqer dhe kalori, të cilat bëjnë që të ngadalësohet shpejtësia e metabolizmit tonë. Ndër të tjera ka një efekt dehidratues duke bërë që metabolizmi të mos funksionojë mirë.
Aktiviteti fizik– Kur bëhet stërvitje çdo qelizë “ha” ushqim. Në fakt aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të rregulluar ritmin bilologjik.
Buka e bardhë– Është një ushqim që nuk ka shumë vitamina dhe që përmban shumë sheqer. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





