Transmetuar më 01-09-2013, 11:53

Vlorë, 1 shtator 2013, NOA – Dy të moshuar janë dhunuar dhe grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë Dukat të Vlorës dhe viktima të grabitjes kanë mbetur Lace Hibroj 80 vjeç dhe Selvie Hibroj 77 vjeç.

Persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë hyrë në banesën e dy të moshuarve dhe pasi kanë goditur 80-vjeçarin, kanë marrë paratë që gjendeshin në shtëpi.

Sipas çiftit të të moshuarve, mendohet se kanë qenë dy autorë të grabitjes, të cilët kanë marrë shumën prej 60 mijë lekësh. Kjo nuk është ngjarja e parë që ndodh ndaj çiftit të moshuar. Edhe më parë në banesën e tyre ka ndodhur vjedhje.

Sipas dëshmisë që kanë dhënë në polici dy të moshuarit, një person i maskuar me kapuç ka hyrë nga dritarja e tualetit.

Fillimisht ai ka qëlluar me grusht 80-vjeçarin dhe më pas ka kërcënuar gruan për të marrë lekët. Lace Hibroj ka deklaruar se jashtë banesës ka pasur dhe të paktën një person tjetër që ka ndihmuar grabitësin. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit