

Nëse Ai ju injoron në shtrat, nuk është e thënë aspak se ju tradhton. Mund të ketë edhe arsye të tjera, tek të cilat nuk ju vete aspak mendja. Ja disa prej tyre.
1.Nuk e bëni më për vete
E dhimbshme për ta pranuar, por ja që mund të ndodhë edhe kështu. Ju nuk dini ta bëni më për vete, prandaj tregoni më shumë kujdes ndaj partnerit tuaj. Mos e kini mendjen vetëm te fakti se ai ju tradhton. Fajin mund ta keni edhe vetë.
2.Ti ushtron trysni ndaj tij
Që nuk të prek me dorë, ky mund të jetë edhe një reagim i shkaktuar nga nevoja e tij për të pasur më shumë hapësirë. Sepse pa dashje, juve mund edhe ta “shtypni” atë, teksa ushtroni shumë trysni apo i kërkoni llogari.
3.Ka problem me intimitetin
Ku i dihet, ai mund të ketë një problem personal intim dhe ju as që jeni në gjendje ta vini re. Sipas një studimi të kohëve të fundit, janë në shtim e sipër, burrat që vuajnë nga disfunksioni erektil.
4.Mund edhe ta keni mërzitur
A jeni të sigurta se nuk keni thënë diçka që e ka mërzitur atë? Ose që nuk keni bërë disa komente në lidhje me partnerët tuaj të kaluar seksualë, ose t’i keni përmendur numrin e burrave me të cilët ju keni shkuar në shtrat? Apo t’i keni përmendur gjithmonë faktin se ju fitoni më shumë se ai ?
5.Mund të jetë shumë i lodhur
Ndoshta ai ka një punë e cila kërkon shumë energji. Së bashku me një dozë të lartë përgjegjësie, rritet natyrshëm edhe stresi i tij. Gjë të cilën nuk mund ta keni vënë re.
6. Eshtë diçka që e pengon atë
Jo për të gjithë është e lehtë të flasin për ndjenjat e tyre . Kjo vlen në veçanti për një mashkull. Prandaj, gjeni mënyrën e duhur për ta bërë partnerin tuaj të çlirohet dhe të thotë atë që ndjen vërtet. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





