Transmetuar më 31-08-2013, 20:59

“Darkë në qiell”, ose më mirë thënë në anglisht “Dinner in the sky”. Është kjo gjetja më e fundit që vjen nga Belgjika, por që po merr famë në thuajse të gjitha qytetet e botës, të cilët duhet tu garantojnë organizatorëve 500 metra katrorë.

Në këto restorante mund të prenotohen tavolina në dy dimensione, të vogla me katër vende, ose të mëdha me 11 vende.

Por klientët në vend të karrigeve i presin disa sedilje të vërteta me rripa sigurie, për të qenë të sigurtë në çdo moment.

Kostoja e kësaj darke të paharrueshme, shkon nga 800 deri në 1600 euro për person. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit