

91 vjeçari Harold dhe bashkëshortja e tij 89 vjeçare Ruth Knapke nga Dayton, Ohio, qëndruan të martuar për plot 65 vjeç, ndërsa gjetën vdekjen të njëjtën ditë, 11 orë larg njeri tjetrit në shtëpinë e tyre.
Vetëm pak ditë para se të ndaheshin nga jeta, ata kishin dalë në fotografi me njeri tjetrin të kapur për dore të shtrirë në shtrat.
Çifti kishte gjashtë fëmijë, ndërsa njëri prej tyre tha për mediat se, “Ata ishin aq të lidhur me njeri tjetrin, besnik dhe të dashur, nuk shkonin askund pa njeri tjetrin. Madje thoshin se nuk e përballonin dot jetën nëse njëri nuk do të ishte…dhe kështu ndodhi. Zoti ua plotësoi dëshirën, i mori në një ditë”.
Edhe pse ishte Ruth ajo që mjekohej prej kohësh, Harold vdiq i pari. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





