

Ju pëlqen deti dhe dëshironi të blini një shtëpi me panoramë në det, por nuk mundeni? Mos u dëshpëroni sepse me më pak se 100 mijë euro, mund të blini shumë.
Ofertat në këtë sektor nuk mungojnë dhe vijnë nga Skocia, Irlanda apo nga parajsa tropikale si Belize dhe Panama.
Në të gjithë botën janë plot 600 ishuj në shitje, ishuj që cilësohen privatë por me pamje fantastike.
Chandler Island (Maine, SHBA)- 30 mijë euro
Ky ishull ndodhet në Wohoa Bay, në shtetin e Maine jo shumë larg nga parku kombëtar i Acadia, dhe është një ishull i vogël i cili mund të arrihet me anije apo në këmbë në rast se nuk është deti i trazuar, ndodhet rreth 230 milje në verilindje të Boston.
Long Caye (Belize) – 52 mijë euro
Bëhet fjalë për një ishull në det të hapur në Amerikën Qendrore dhe konsiderohet një vend ideal për të lënë pas shpine modernitetin dhe për të ndryshuar stil jete. Në ishull ekziston një shtëpi e përshtatur me gjërat më të domosdoshme.
Piacabucu Island (Brazil)– 64 mijë euro
Ndodhet në pjesën verilindore të Amerikës së Jugut, pikërisht ku Sao Francisko kryqëzohet me Oqeanin Atlantik, konsiderohet si një parajsë e vërtetë e natyrës, me pamje mahnitëse piktoreske.
Little Island (Kanada)- 80 mijë euro
Është një ishull i preferuar nga peshkatarët. Kjo copë toke ndodhet në shtetin e Ontario, dhe ka një pozicion të admirueshëm, pasi ndodhet vetëm tre milje nga Manitoulin Island, dhe mund të vizitohet gjatë gjithë vitit.
Naomi Island (New York)- 90 mijë euro
Bëhet fjalë për një ishull me bimë, përgjatë lumit Hudson, 90 milje larg qytetit të New York. Mund të arrihet lehtësisht me varkë pasi bregu është vetëm 1 km larg. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





