
Të dhënat po ngarkohen...

Rrjejti social Twitter është drejt blerjes së një kompanie që mat audiencën televizive në SHBA.
Ky hap cilësohet si nisja e një projekti për kontrollin e medias vizive nga rrjetet sociale.
Procesi është nisur më herët nga Facebook, i cili ka marrë shumicën e videohapësirave publicitare.
Twitter ka blerë së fundmi shërbimin Trendrr, i cili mat audiencën e personave që janë regjistruar në rrjetet sociale. Me anë të kësaj teknologjie, Twitter synon të ofrojë të njëjtin shërbim, por për televizionet.
Sipas ekspertëve, me teknologjinë e Twitter, mediat vizive do të kenë të dhëna në kohë rekord për matjen e audiencave. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
