

Turqi, 31 gusht 2013, NOA – Agjencia zyrtare turke e lajmeve "Anadolli Azhans" njoftoi se posedon dokumentacion të hollësishëm në lidhje me sulmet me armë kimike në Siri më 21 gusht, ku humbën jetën qindra persona, përfshirë shumë fëmijë.
Sipas saj, sulmin "e ka kryer ushtria siriane më 21 gusht, rreth orës 14:45 në lagjen Zamelka dhe në lagjet mes Dumas dhe Hrastit". “Anadolli Azhans”’ pohon se sulmin me armë kimike e ka kryer brigada e raketave 155, njësitet e raketave 51, 52, 577, 578, 579 dhe 1097 dhe njësiti për mbështetje teknike.
Sulmet me raketa, njësitet siriane i kanë kryer njëkohësisht nga dy qendra të ndryshme. "Sulmi është kryer prej brigadës së raketave 155, e dislokuar në Kutejfe, 35 kilometra nga Damasku dhe një togë e divizionit IV blindues në malin Kasjun me rreth 15 deri në 20 raketa me mbushje kimike. Në sulmin në Kutejfe janë shfrytëzuar raketat FROG-7/Luna dhe/ose M600, ndërsa në sulmet nga Kajsuni janë shfrytëzuar 220 raketa me rreze veprimi 15-70 kilometra", thotë agjencia zyrtare turke e lajmeve "Anadolli Azhans".
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





