Transmetuar më 30-08-2013, 16:33

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale, për datën 31 gusht 2013, nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.

Dashi Argëtohuni sot në shoqërinë e atyre që ndajnë njësoj me ju interesa të llojeve të ndryshme, të tilla si ato sportive, shpirtërore dhe në lidhje me sferën e dashurisë. Përvoja e kësaj dite të fundit të gushtit, mund të merret si një kohë që duhet kaluar për hir të argëtimit dhe kohës së lirë nga çdo angazhim apo presioni psikologjik. Shijoni çdo ndjesi.

Demi Kjo është një fundjavë brilante për sferën relacionale, dhe për atë të dashurisë apo për miqtë tuaj. Festat, argëtimet, jeta sociale dhe shoqërimi juaj me njerëzit, bëhen më të gjalla dhe ndryshe nga marrëdhënieve e deritanishme të  mpira pak nga rutina. Kurioziteti dhe fryma e re, dominojnë jetën tuaj emocionale. Gjatë kësaj periudhe, gjendja statike nuk është aspak e përshtatshme për ju, por kjo nuk do të thotë gjithsesi tradhti apo komprometim i një marrëdhënieje.

Binjakët Hëna e kësaj fundjave, fokusohet në çështjet e parave. Rritja e të ardhurave nuk është e lehtë për askënd në këtë kohë të krizës ndërkombëtare, por me yje kaq mirë të vendosur në drejtim të shtëpisë tuaj të burimeve të menjëhershme, duke përfshirë edhe paratë , ju keni një shans më të mirë. Çlirim në aktivitetet konkrete, si në aspektin e lëvizjeve tuaja financiare, por edhe në hartimin e një strategjie profesioniste.

Gaforrja Hëna në shenjën tuaj, me pjesëmarrjen e një ekipi të jashtëzakonshëm yjesh, ju jep një ndjeshmëri më të madhe, urtësi dhe shprehje krijuese. Pritet një tërheqje e  papritur ndaj të lindurve të kësaj shenje. Sidomos për ato Gaforre që janë të vetme dhe në dispozicion për dikë. Sukses i madh në projektet e jetës praktike, në biznes dhe aftësitë tuaja intelektuale. Sot asgjë nuk është e mbyllur për ju. Luani Hëna e fundjavës sugjeron një pauzë, për të ndaluar dhe për t’u menduar. Është koha të mendoni seriozisht edhe për jetën tuaj të dashurisë. Çfarë doni ju me të vërtetë? Një analizë e shëndetshme e vetvetes do të ofrojë qartësi brenda vetes suaj. Nëse ju dëshironi për ta vazhduar historinë tuaj, mos mendoni se ka ardhur koha për ta ndaluar atë.

Virgjëresha Shumë yje, në marrëveshje të mirë me shenjën tuaj, kanë për të krijuar gjatë ditës së sotme një kornizë astrale globalisht të lumtur, ku do t’i lihet më shumë hapësirë iniciativës personale, aftësive tuaja për të vepruar dhe për të vendosur. Parashikimet janë optimiste në lidhje me fushën e miqësive. Eshtë e mundur për të bërë paqe me një mik grindavec. Mërkuri ju jep energji mendore të shkëlqyera për t’u marrë me çështjet e vështira apo aktivitete të punës që kërkojnë një intelekt të shkëlqyer. Pra edhe aktivitetet komerciale. Shpërblime proporcionale.

Peshorja Sipas parashikimeve të yjeve, po jetoni ditë plot me ndjenja të mira për aq kohë sa të keni arritur të ëmbëlsoni një ngathtësi të caktuar të temperamentit tuaj dhe të ndryshoni peshën e sjelljes. Jo të gjithë ata që janë të lindur nën shenjën e Peshores, do të jenë në gjendje të jenë të kënaqur nga gjendja e tyre personale, sepse për karakterin që keni, kërkoni nga vetja dhe nga të tjerët, përsosje. Rritja e elasticitetit dhe e vetë-respektit, do të arrijë qëllimet tuaja me lehtësi.

Akrepi Nëse një udhëtim nuk premton, refuzojeni atë. Metoda e saktësisë dhe e përpikërisë në orar, janë masa thelbësore për të arritur rezultate pozitive në të gjitha fushat. Idetë e zgjuara, paraqiten si fat sot për ju. Fati i mirë në fushën praktike, nuk është një justifikim i mirë për ju për të lënë pas dore ndjenjat. Të duash veten është një akt i vetë- dashurisë, që të çon për të qenë më të qetë me të tjerët.

Shigjetari Konfigurimi astral i kësaj dite të fundit të gushtit paraqitet i mbarë për të gjitha shenjat. Tek Shigjetari ai është gati për të dërguar ndikimet pozitive për të rinovuar veten dhe për ta mbushur zemrën me mjaft ndjesi të mrekullueshme. Zhgënjimet emocionale kanë karakterizuar pushimet tuaja? Harrojini ato dhe përpiquni të jetoni një fundjavë për së mbari. Mjaft me shantazhet emocionale të zakonshme. Gëzojeni jetën tuaj!.

Bricjapi Pak mund të bëni me disonancën e Hënës, kur ajo ka mbështetjen e shumë yjeve. Iniciativat, intelekti dhe një mendje e hapur dhe e fortë për udhëtime apo kënaqësi e zbulime, do të jenë të përziera siç duhet, duke lehtësuar çdo lloj të biznesit dhe janë elemente të vlefshme për të kapur mundësitë për përmirësim në çdo fushë.

Ujori Fluksi i kësaj ditën e fundit të gushtit mund t’ju përballë papritur me një punë që ju nuk e prisnit. Së fundi, ju do të keni një mënyrë për të fituar një euro pak më shumë dhe rentabilitet të përhershëm, duke plotësuar boshllëqet e lëna nga rezultatet e shumta. Hobet janë të preferuara, teksa duhet të kujdeseni më shumë për fëmijët tuaj. Për të qëndruar në formë të mirë, duhet që të kuroni më shumë kohën tuaj të lirë.

Peshqit E shtunë në pesë yje për Peshqit. Dashuria, sensualiteti, zgjerimi i njohjeve, sipërmarrjet dhe lëvizjet e mençura, është ajo që yjet thonë sot për ju. Çlirojeni mendjen nha endja mes shkeljeve platonike dhe gjeni një dhomë të madhe për imagjinatën tuaj. Ka një ndjenjë të denjë për shënim me Gaforren, Akrepin, Virgjëreshën dhe Demin. Edhe me Binjakët dhe Shigjetari gjërat shkojnë mirë. Dashuritë e reja, janë të lindura nën një kuadër të favorshëm astral. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit