

21 puntata, që të gjitha në gjuhën antike Maya. Baktun është telenovela e parë në botë e xhiruar e gjitha në gjuhën maya, e cila është sfida tjetër e ekranit të vogël meksikan, një miksim i traditave antike dhe dëshirës së të ardhmes.
Kjo ide ishte e qeverisë së shtetit meksikan të Quintana Roo, e cila ka financuar projektin e destinuar për miliona telespektatorë.
Protagonist i telenovelës është Jacinto një i ri meksikan i emigruar në New York, për të punuar në një restorant. Flet vetëm anglisht deri kur vdekja e babait e detyron të kthehet në shtëpi, për tu përfshirë nga situata e vështirë e familjes. Një dramë e thjeshtë e ndërtuar në mënyrë të pashmangshme nga episode të trishta.
Titulli “Baktun” në gjuhën maya do të thotë cikël, kalim i kohës, rinovim por jo fund, pikërisht si kalendari i famshëm maya.
Ndërsa për të gjithë ata që nuk flasin gjuhën Maya, telenovela do jetë e përkthyer me titra në gjuhën spanjolle në mënyrë që të transmetohen në të gjithë Amerikën Latine. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





