Transmetuar më 30-08-2013, 14:06

Prishtinë, 30 gusht 2013, NOA.al- Zyrtarë nga Zyra e Presidentes së Kosovës, njëlloj me ata të Qeverisë kanë përsëritur se përgjegjëse për fletëvotimet është vetëm Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të përcaktojë formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve”, ka thënë zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu.

Ndërkaq Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar po ashtu ka thënë se “Fletëvotimet nuk do të duartrokiten nga shumica por e rëndësishme është që ato të jenë në përputhje me ligjin”.

Sipas qeverisë dhe presidencës, KQZ është institucion i pavarur dhe nuk duan të ndërhyjnë në punën e tij. “Formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve e përcakton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të ligjit. KQZ është një institucion i pavarur dhe kryen detyrat e tij në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, thotë Arbër Vllahiu.

Heqja e stemës nga fletëvotimet është diskutuar edhe në bisedimet Kosovë- Serbi në Bruksel ku Kryeminsitri i Serbisë Ivica Daçiç kishte kërkuar heqjen e tyre për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në formë më neutrale për serbët e Kosovës. /t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit