

Kakavijë, 30 gusht 2013, NOA.al- Policia kufitare e Kakavijës ka vënë në pranga një 28 vjeçar nga Fieri i akuzuar për dhënie ndihme për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Operacioni në fjalë i zhvilluar ndaj të gdhire nga policia kufitare në kufirin e gjelbër me Greqinë, për parandalimin e kalimit të paligjshëm të atyre personave që janë me probleme në hapësirën Schengen, arrestoi 28 vjeçarin nga Fieri, Ervin Samaj.
Samaj u prangos në kushtet e flagrancës duke ndihmuar dy femra dhe një mashkull nga Shkodra për të kaluar kufirin drejt Greqisë, kundrejt fitimit 500 euro për person.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se i ndaluari mbahej prej tre muajve në vëzhgim, për shkak të dyshimeve për aktivitetin e tij si udhërrëfyes i klandestinëve për të kaluar kufirin drejt Greqisë, përkundër pagesës. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





