Transmetuar më 29-08-2013, 13:02

Prishtinë, 29 gusht 2013, NOA.al- Partia Demokratike e Kosovës ka ndryshuar metodën për zgjedhjen e kandidatëve për asamble në zgjedhjet lokale.

Në dallim prej zgjedhjeve të kaluara, ku dega vendoste për listën e kandidatëve, në këto zgjedhje, anëtarët e PDK-së që duan të kandidohen në Prishtinë duhet që fillimisht të mbledhin 500 nënshkrime që e përkrahin kandidimin e tyre për këto zgjedhje.

Ndërkaq, Lumnije Rama, që është edhe nënkryetare e degës së PDK-së në Prishtinë, thotë se nuk e ka problem mbledhjen e nënshkrimeve. Por ajo tregon se është bërë asambleiste me 127 vota.

“Qëllimi është i thjeshtë, që lista të përbëhet prej njerëzve që kanë përkrahje prej votuesve dhe ne kemi kërkuar që secili që është i interesuar që ta marrë përkrahjen prej rrethit të vet së pari, pra të jetë një listë e cila përkon pak edhe me vullnetin e qytetarëve. Neve na ka ndodhur në të kaluarën që të kemi njerëz edhe me fare pak vota, me 20-30 vota dhe mendojmë se kjo nuk është mirë as për kandidatin as për partinë”, tha kryetari i degës Lirak Çelaj.

Afati i fundit për dorëzimin e listave me emra të kandidatëve për kryetarë komunash dhe asambleistë është 30 gushti. /t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit