

Tiranë, 29 gusht 2013, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy të rinj nga Tropoja të akuzuar për vjedhje.
Të ndaluarit janë identifikuar si Shkëlzen Osmanaj 27 vjeç dhe Liridon Osmanaj 23 vjeç që të dy vëllezër me banim në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën “Haki Stermilli” Kombinat, janë kapur në flagrancë nga policia duke tentuar që të kryenin shitjen e një matësi uji në një pikë skrapi.
Ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës së tyre u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 11 copë matës uji, një qese plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me peshë 182 gramë së bashku me 19 qese të vogla farmaceutike që përdoren për ambalazhim dhe shitje, si dhe një shishe e vogël qelqi me një lëng të tejdukshëm, ende i papërcaktuar.
Nga kryerja e hetimeve rezultoi se vëllezërit Osmanaj janë autorë të vjedhjeve të 12 matësve të ujit në pallatin 152, shk.2, në rrugën “Haki Stërmilli”, ngjarje për të cilën, këto familje kanë kallëzuar për vjedhjen.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikesh” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





