Transmetuar më 29-08-2013, 09:57

Peqin, 29 gusht 2013, NOA.al- Një djalë i ri i moshës 25 vjeçare ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme teksa ka rënë në kontakt me korrentin.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktima i identifikuar si Ilir Bica 25 vjeç, ka gjetur vdekjen menjëherë pasi e ka zënë korrenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Gjoçaj në Peqin, ku i riu ka humbur jetën pavarësisht ndihmës së dhënë ndaj tij.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit