

Tiranë, 28 gusht, NOA – Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot një fond të posaçëm ndihme ndaj aktores së mirënjohur shqiptare, Drita Pelingu.
Bëhet fjalë për shumën e 350.ooo lekëve, e cila do të shkojë për kurimin e saj shëndetësor.
“Këshilli i Ministrave vendosi që Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi 350.000 lekë, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Drita Pelingu. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi”, saktëson vendimi përkatës i qeverisë, marrë në mbledhjen e saj të sotme. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





