

Tiranë, 28 gusht, NOA – Teksa pak muaj më parë ka tentuar të vrasë një person në qytetin e tij të lindjes, Korçë, një 29-vjeçar ka gjetur si rrugën e shpëtimit, fshehjen në një shtëpi me qera në Tiranë.
Por duket se kjo “aventurë” nuk ka zgjatur shumë, pasi forcat policore kanë rënë në gjurmët e tij, duke mundësuar edhe vënien në pranga.
Fjala është për 29-vjeçarin, Ivirjon Halili, i cili siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet policore të Tiranës, është arrestuar tashmë prej tyre, teksa fshihej në një shtëpi me qera, të ndodhur në Kodrën e Diellit.
Teksa më ngarkim të tij, gjykata e Korçës, ka lëshuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për konsumim të veprës penale të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj B.Potkas, ngjarje e ndodhur në Korçë, saktësisht më 18 prill të këtij viti.
Tashmë, për procedura të mëtejshme, i ndaluari do të dërgohet për në vendin e vuajtjes së dënimit. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





