

Tiranë, 28 gusht 2013, NOA.al – Një person ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi është goditur për vdekje me një grusht.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në zonën e lagjes “Ali Demi”.
Viktima është shtetasi Gëzim Karaj, 60 vjeç.
Policia bëri të ditur se Karaj është goditur me grusht nga 30-vjeçari Artenc Shehu dhe ka ndërruar jetë gjatë kohës që transportohej për në spital.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Dyshohet se sherri ka nisur për gërvishtjen e makinës së një femre. Artenc Shehu, i dashuri i drejtueses së makinës, është konfliktuar me 60-vjeçarin dhe e ka qëlluar atë. Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar brenda pak minutave nga momenti i krimit të çastit. /a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





