

Një vogëlush nuk mund të shikojë më kurrë në jetën e tij për shkak se një trafikant organesh ia nxori sytë dhe grabiti kornean.
Horrori është përjetuar nga një fëmijë 6 vjeç, banor i Linfen, në provincën e Shanxi. Vogëlushit, iu nxorrën kokërdhokët e syve jashtë pasi u rrëmbye nga një trafikant organesh të qenieve njerëzore.
Sipas policisë, qëllimi i rrëmbimit ka qenë marrja e organeve vogëlushit, por teksa rrëmbimi ka dështuar, rrëmbyesi është mjaftuar vetëm me kornean e syve.
6-vjecari humbi teksa luante jashtë shtëpisë, në oborr. Prindërit të alarmuar nisën kërkimet dhe e gjetën djalin duke qarë me të madhe rreth mbrëmjes, ora 8, tek një fushë.
Familjarët e gjetën të voglin të mbuluar me gjak rreth 3 ose 4 orë larg shtëpisë ku banonte, ndërkohë që sipas policisë, bëhet fjalë se autori i këtij sulmi është një grua që e ka rrëmbyer djalin për t’i marrë organe jetësore në trup.
Prindërit e kuptuan vetëm pasi i pastruan fytyrën se të voglit i mungonin sytë.
‘Ai e kishte të mbuluar fytyrën me gjak dhe puliste qepallat lart e poshtë dhe nuk po kuptonim cfarë kishte ndodhur. Në një cast kur i hapi, pamë se brenda në vend të kokërdhokëve kishte vetëm zgavër. Kokerdhoket vareshin anash fytyres, por ne to mungonin korneat”, thotë babai me lotë në sy për televizionin Television. Rreth krevatit të fëmijës ndodhen prindërit që kanë vënë kujën si dhe të afërm që nuk dinë si të ngushëllojnë familjen, kurse vogëlushi rënkon në krevat me kokë të fashuar.
Televizionet lokale thonë se djali është droguar dhe pastaj ka humbur koshiencën. Dyshohet se nxjerrja e syve ka ndodhur në atë gjendje të rëndë jokoshiente që ndodhej vogëlushi.
Vogëlushi mundi të tregojë pak fjalë nga biseda me rrëmbyesen. Gruaja i ka thënë ‘Mos qaj. Mos qaj dhe unë nuk do të ti nxjerr sytë”.
Policia ka ofruar 100 mijë jeni ose 16 mijë dollarë për cdo informacion të vlefshëm mbi autorin.
Në Kinë së fundmi janë shtuar rastet me trafik organesh njerëzore. Ndërsa 300 mijë persona cdo vit rendin në spital për transplant, zyrtarisht shëndetësia ofron vetëm 10 mijë transplant organesh në vit.
Të paktë janë kinezët që dhurojnë organet e personave që gjendje të rëndë jete, sepse shumica nxitojnë ti shesin në tregun zi.
Dhjetorin e kaluar një kirurg kinez dhe 6 bashkëpunëtorë të tij u burgosën për tregti të paligjshme të organeve njerëzore, ku viktima ishte një adoleshent që dhuroi veshkën me qëllim, blerjen e një iPadi dhe një iPhone.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





