



“Prova e vdekjes" … Kështu e kanë cilësuar studiuesit britanikë, atë që kanë zhvilluar përmes një aparati të veçantë me lazer brenda trupit tonë, i cili çuditërisht sipas tyre, qenka në gjendje të llogarisë se sa do të jetojmë vërtet.
Pavarësisht nga emri makabër që duket se ka patur kryerja e një eksperimentimi të tillë prej tyre, me pajisjen e cila ka madhësinë e një ore me kurdisje, për studiuesit britanikë kjo përbën në fakt edhe provën e së ardhmes ndaj raportit jetë-vdekje.
Konkretisht, impulsi lazer i gjendur brenda kësaj pajisje, analizon krejtësisht pa dhimbje rrjedhën dhe lëvizjet e qelizave endoteliale në kapilarët që gjenden nën sipërfaqen e lëkurës së njeriut.
E patentuar nga dy fizikanët e Universitetit të Lancasterit, Aneta Stefanovska dhe Peter McClintock, pajisja në fjalë, përllogarit se nëse kjo rrjedhje është minimale, ose deri në zero, kjo është e barabartë me vdekjen, ndërsa niveli drejt 100-ës, simbolizon gjendjen e shëndetit ideal. /e.t./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





