Transmetuar më 27-08-2013, 17:30

Tiranë, 28 gusht, NOA – Sipas MeteoAlb: Gjatë gjithë ditës së mërkurë, 28 gusht 2013, moti do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa më pak vranësira do të ketë në zonat jugore. Në mesditë, vranësirat do fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat qendrore dhe jugore ndërsa veriu paraqitet me vranësira e shira të dobët por nuk do mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që territori të kalojë gradualisht në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare. Edhe gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit do të karakterizohet kryesisht nga kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë, me shpejtësi nga 40 km/h në 60 km/h me drejtim jugperëndimor-perëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzimi deri 6 ballë.

Europa

Persistenca e qendrës së fuqishme ciklonare mbi Alpet Evropiane do të bëjë që zona e Alpeve Evropiane dhe vendet përreth dhe deri mbi gadishullin Ballkanik të mbetet me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Pozicionimi i një tjetër qendre të presionit atmosferik të ulët mbi Tunizi do të gjenerojë vranësira dhe shira të përkohshëm në Spanjën Juglindore dhe ishullin Majorka. Po ashtu, brigjet veriperëndimore të Norvegjisë paraqiten me vranësira të dendura dhe shira gjatë gjithë ditës. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit