

Një marrëdhënie parazitare, është e tillë kur njëri partner vepron në një mënyrë që është e dëmshme për partnerin tjetër, në kurriz të tij dhe kësisoj, është e destinuar të përfundojë duke u lënduar. Prandaj, ajo konsiderohet si e dëmshme dhe kësisoj, është e rëndësishme për ta identifikuar atë sa më herët të jetë e mundur, duke shmangur kështu lëndimin prej saj. Ja hapat konkrete që duhet të ndiqni për ta kuptuar nëse vërtet po përjetoni një marrëdhënie parazitare:
1. Identifikojeni siç duhet marrëdhëniem tuaj
Identifikojeni mirë personin me të cilin ju keni aktualisht një marrëdhënie. Parazitare është një marrëdhënie që duket se krijon më shumë sherre e konflikte të vazhdueshme dhe lë vend për shumë pak kënaqësi.
2. Përcaktoni se ç’përfitimesh keni prej saj
Bëni një bilanc rreth përgjigjes së këtyre pyetjeve:
– A jeni duke marrë apo kursyer më shumë para’? – A jeni duke jetuar më shëndetshëm fizikisht? – A keni gjetur ushqim më lehtë? – A keni gjetur strehim më lehtë? – A keni bërë pazar më lehtë? – A jeni në gjendje për të kryer rutinat e përditshme në mënyrë më efektive? -A është jeta juaj më kuptimplotë, si rezultat i kësaj marrëdhënieje?
3. Përcaktoni se çfarë ju dëmton prej saj
Bëni një bilanc rreth përgjigjes së këtyre pyetjeve:
– A jeni lënduar emocionalisht? – A keni humbur shumë para’? – A jeni duke jetuar më keq fizikisht? – A keni gjetur ushqim më vështirë? – A keni gjetur strehim më vështirë? – A keni bërë pazar më vështirë? – A i keni gjetur rutinat tuaj të përditshme më të vështira për t’u kryer? – Jeta juaj është më pak domethënëse, si rezultat i marrëdhënies?
4.Krahasoni dy listat e dobive dhe të dëmeve
Për të parë nëse ju përgjithësisht po përfitoni apo po humbni nga kjo marrëdhënie. Rezultat ky, që mund ta nxirrni bazuar në bilancin e përgjigjeve të pyetjeve.
5. Krijo një listë të përfitimeve dhe një të dëmeve
Ky është një hap më i vështirë, sepse ju mund të mos jeni plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha përfitimet dhe dëmet që rrjedhin nga partneri juaj, dhe shkalla e secilit prej tyre.
6. Bëni të njëjtën analizë edhe për partnerin tuaj
Duhet të bëni një analizë të njëjtë për partnerin tuaj, njësoj si ajo që ju bëtë për veten tuaj për të parë nëse, në përgjithësi, ai po përfiton, ose është duke u dëmtuar, nga marrëdhënia me ju.
7.Interpretojini rezultatet e bilanceve
– Nëse jeni duke përfituar dhe partneri juaj po përfiton gjithashtu, ju nuk jeni në një marrëdhënie parazitare, por ju jeni në një marrëdhënie të ndërsjellë. – Nëse jeni duke përfituar dhe partneri juaj është duke u dëmtuar, ju jeni në një marrëdhënie parazitare (paraziti jeni ju). – Nëse ju jeni duke u dëmtuar dhe partneri juaj po përfiton, ju jeni në një marrëdhënie parazitare (partneri juaj është paraziti).
– Nëse ju jeni duke u dëmtuar dhe partneri juaj është duke u dëmtuar, ju nuk jeni në një marrëdhënie parazitare, por ju jeni në një marrëdhënie reciprokisht destruktive, apo abuzive).
8.Krijoni një bashkëbisedim zemre me partnerin
Krojini një bisedë zemër me zemër, me partnerin tuaj. Sepse një nga shkaqet më të zakonshme të konflikteve në marrëdhëniet në çift, është pikërisht keqkuptimi. Ndoshta ju i keni keqinterpretuar faktet.
9.Nëse ju jeni në një marrëdhënie parazitare, merrni masa për ta korrigjuar atë. Duke folur me partnerin tuaj, duke zgjidhur çdo keqkuptim, dhe duke diskutuar mënyrat që mund t’i përmirësojnë marrëdhëniet, kështu që as ju dhe as partneri, nuk jeni më të dëmtuar. /e.t./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





