Transmetuar më 27-08-2013, 14:25

Tiranë, 27 gusht, NOA – Shqetësimi kryesor i lidhur me varfërinë, është pikërisht varfëria në aspirata.

Kjo është një nga shprehjet që kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama, ka përdorur gjatë fjalimit të sotëm në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste, “Shqipëria e gjeneratës së re”.

Duke shtuar edhe konceptin tjetër se “qeveria duhet të frymëzohet nga shoqëria dhe duhet të dëgjojë e të udhëheqë”.

Ndërsa duke iu referuar zgjedhjeve të 23 qershorit, ai tha se ajo e siguruar prej së majtës ishte një fitore me mesazhe të rëndësishme.

“Nuk është detyrë e lehtë. Por duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Na duhet të zëvendësojmë së pari një model propagande, në një model pune; një model gënjeshtrash, me një model, ku luftohet me një komunikim që bazohet në të vërtetën, me një model përgjegjshmërie dhe llogaridhënie; nga një model monologjesh rutinë të përditshme, me modele dialogu dhe modeli i kapjes së shtetit, do të zhduket”, theksoi ai.

Sipas kryesocialistit, Shqipëria duhet nxjerrë nga kriza në të cilën ka rënë. “Ta nxjerrim Shqipërinë nga ky rreth vicioz”, ka qenë apeli i tij… (vijon) /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit