
Të dhënat po ngarkohen...

Një peticion on-line në Marsejë të Francës ka bërë jo pak bujë në mediat ndërkombëtare. Qytetarët e Marsejës kërkojnë që personazhi i filmave fantastiko-shkencor, Batman të vij në qytet për ta shpëtuar nga krimi.
Reagimi i qytetarëve erdhi pas disa ngjarjeve të dhunshme gjatë javës së kaluar. Një 61-vjeçar u vra nga grabitësit e një marketi teksa u përpoq ti ndalonte, ndërsa një i ri mbeti i vrarë në një tjetër grabitje.
Gjatë gjithë vitit në këtë qytet kanë ndodhur 13 vrasje.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
