

Sipas policisë, viktima nuk ka qenë person me precedentë penalë, ndërsa dyshohet se objekt i sulmit me armë zjarri ka qenë Dorian Beqiri Zotaj i sapo kthyer nga Italia.
SHIJAK – Vdes 36-vjecari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Shijak. Viktima, Elvin Kërtalli ndërroi jetë në spital, ku vijon të jetë i shtruar dhe Dorjan Beqiri (ndryshuar mbiemrin nga Zotaj në Beqiri).
Sikurse raporton News 24, forcat e policisë po punojnë për të sqaruar dinamikën e krimit, identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje dhe arrestimin e tyre.
Ata thonë se një atentat i dyfishtë i ka marrë jetën 37-vjecarit, babai i tre fëmijëve në qendër të Shijakut, në lulishte, ku të plagosur kanë mbetur Elvin Kërtalli pronar i një Loto Sport dhe Dorjan Beqiri të qëlluar më armë zjarri pistoletë si dhe kallashnikov nga tre persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Sipas burimeve policore atentatorët me një automjet me shpejtësi, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të dy personave të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë. Atentatorët më pas janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.
Dëshmitarë të shumtë kanë transportuar 2 të plagosurit në spital, por 37-vjecari ka humbur jetën sapo është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra në organet jetësore.
I plagosuri tjetër, gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën bëjnë me dije burimet policore.
Sipas policisë, viktima nuk ka qenë person me precedentë penalë, ndërsa dyshohet se objekt i sulmit me armë zjarri ka qenë Dorjan Beqiri i sapo kthyer nga Italia.
Policia po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa në vendngjarje janë siguruar një numër i madh gëzhojash të qitura nga armë të ndryshme pistoletë e kallashnikov.
Detajet zyrtare policore
Më date 26.08.2013, ora 23.30, ne qytetin e Shijakut, në momentin kur sapo po dilnin nga nje lokal Loto Sport, nga persona ende te paidentifikuar jane plagosur me arme zjarri shtetasit Elvin Kertalli, vitlindja 1976, banues në Shijak dhe Dorjan Beqiri (ndryshuar mbiemrin nga Zotaj në Beqiri), vitlindja 1981, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë. Shtetasi Elvin Kertalli gjate rruges per ne Spitalin Rajonal ka ndërruar jetë, ndërkohë që Dorjan Beqiri ndodhet nën trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Në vendin e ngjarjes Grupi Hetimor ka kryer veprimet e para ndërkohë që përgjatë gjithë natës dhe paradites së sotme ka vijuar hetimi i kësaj ngjarje. Vazhdon puna në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjes, verifikimit të gjendjes penale dhe kriminale të të dëmtuarve brenda dhe jashtë territorit të vendit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave dhe motiveve të saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





